Qytetarët që do të dalin jashtë shtetit do të nënshkruajnë deklaratë …

Çdo qytetar i cili do të vendosë të dalë jashtë vendit, duhet të nënshkruajë deklaratë se tre muaj nuk do të mund të kthehet prapa. Kjo është konkluza e miratuar në seancën e sotme të qeverisë që e kumtoi kryeministri, Oliver Spasovski, përcjell GazetaExpress.

Ai apeloi deri te qytetarët në këtë moment t’i anulojnë udhëtimet dhe të mos e kundërshtojnë virusin.

“Shteti ka kapacitete, ne kemi plane për këtë situatë. Duhet të ketë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët dhe duhet të pranohet se ajo që jepet si masë duhet të respektohet. Kjo nuk është një situatë në të cilën dikush mund të zgjedhë”, theksoi Spasovski.