Qytetarët të kontrollojnë llogaritë e tyre për kthimin e TVSH-së

Drejtoria e të Ardhurave Publike sot u bëri thirrje qytetarëve që përdorin aplikacionin “TVSH-ja Ime” për të kontrolluar të dhënat e llogarisë së transaksionit për shkak të kthimit e 15 përqind të TVSH-së.

Përdoruesit e aplikacionit duhet të hyjnë në llogari të transaksionit personal, pasi në të kundërt ata nuk do të jenë në gjendje të paraqesin një deklaratë tatimore.

Nga dhjetori, Drejtoria për të Ardhura Publike do të fillojë me kthimin e një pjese të tatimit të aplikacionit të “TVSH-ja Ime”.