Rama e vë në siklet Pacollin: Do t’i japësh ato 1 milionë eurot, se të kemi bërë hero

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pasteha pasi tërmeti u prishi shtëpitë. I shoqëruar nga deputetja Eglnatina Gjermeni, Rama ka qenë edhe krah biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili u ofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Por në momentin që e takon Pacolli, kryeministri Edi Rama e zë ngushtë biznesmenin për lekët e premtuara dhe i kërkon të dijë se kur ka ndërmend të hedhë lekët.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.