Rama: Greqia është vend për t’u marr si shembull

Greqia është vend për t’u marrë shembull në përpjekjet për të pranuar persona të dëshpëruar dhe refugjatë, të cilët mundohet të ikin nga luftërat, deklaroi kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Samitin e katërt BE-vendet arabe, i cili sot dhe nesër zhvillohet në Athinë, transmeton gazeta KOHA.

Në fjalimin e tij, Rama shtoi se ajo mbi të cilën kalon Greqia dhe Italia është rezultat i mungesës se politikës së përbashkët evropiane.

Ai po ashtu vlerësoi se kriza me refugjatë duhet të shqyrtohet në përmasa më të mëdha dhe të mos përqëndrohet vetëm në përgjigje evropiane të kontrollit kufitar.

Përpos pjesëmarrjes në Samit, kryeministri Rama realizoi takim edhe me homologun e tij grek, Kiriakos Micotakis, i cili ka kaluar në atmosferë pozitive.

“Pala greke është e kënaqur në arritjet e progresit në përmbushjen e kërkesave të tyre për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Micotakis shprehi dëshirë ta vizitoj Shqipërinë, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri”, transmeto Top Çanel.

Sipas fjalimit të njëjtë, Rama ka kërkuar nga Micotakis të jenë më aktivë në Ballkan, e ai është përgjigjur se “kanë për qëllim të kthehen në Ballkan, se bashku me partnerët si ai”.