Rama i’u lutet ambasadorëve të huaj: Vëllezër na ndihmoni, po përballemi me …

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave duke kërkuar ndihmë në lidhje me situatën e krijuar pas tërmetit të ditës së martë.

Kryeministri Rama tha se njerëzit janë në panik dhe ata do të bëjnë durim në momentin që do kuptojnë se bota nuk na ka lënë vetëm.

“Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrat
e vendeve të tjera.

E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës.

Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar. U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit të Japonisë, Suedisë dhe Zelandës së Re.

Vëllezër na ndihmoni se ajo që po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni, njerëzit kanë frikë, janë të pasigurt, kanë nevojë të shohin që gjërat do bëhen më mirë e po mund tu kërkoj të kenë durim por do nisin të kenë durim kur të shohin se bota sdo na lërë vetëm.

Ju e dini që nga Tirana e Durrësi njerëzit janë larguar, natyrisht ka pasur edhe ditë pushime por nuk ka lidhje me kete me shume.

Ne godinen time, ne kryeministri kuotova që gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë dhe vinë në punë në mëngjes, janë në Elbasan, në Fier në Vlorë, në shtëpinë e nënës sime ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë, janë të pasigurtë”, u shpreh Rama.