Rama: Qeveria do nënshkruajë marrëveshje me hotelet, familjet do të trajtohen me kushte optimale

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të durrësit, kavajës dhe Vlorës në mënyrë që të gjithë familjet e mbetura pa cati të strehohen në kushte optimale dhe të trajtohen në mënyrë optimale.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Rama./abcnews.al