Ramadani: Zaev na anëtarësoi në NATO, VMRO “e plaçkitën” shtetin

Ish-deputeti Ismen Ramadani në tribunën e sotëm të koalicionit “Mundemi” shprehu mbështetje për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, sepse Zaev, sipas Ramadani, zhbllokoi integrimin euro-atlantik, përcjell FLAKA.

“Hyrja në NATO siguron stabilitet dhe siguri. Në ato 70 vjet, asnjë shtet anëtar i NATO-s nuk është sulmuar. Stabiliteti dhe siguria me NATO-n do t’i bëjë të rinjtë shumë më kreativë, më tolerantë dhe më bashkëpunues. Falë konceptit të udhëhequr nga Zaev, sot kemi marrëdhënie ndëretnike të qëndrueshme, harmonike. Sot kemi marrëdhëniet më të mira të fqinjësisë së mirë dhe nuk kemi asnjë problem me asnjë vend fqinj. Me guximin që kemi treguar me Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, dyert janë hapur dhe ne jemi duke bërë galopte drejt NATO-s, tani si anëtare e NATO-s ne po galopedojmë drejt BE-së – tha Ramadani.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE nuk ka qenë kurrë e sinqertë për NATO-n.

“VMRO-DPMNE nuk ka menduar kurrë të shkojë në NATO, sepse ata ishin të preokupuar me krijimin e strukturave kriminale, për të plaçkitur vendin, dhe e njëjta gjë është rasti me BDI, partneri i tyre i koalicionit në 10 vjet qeverisje”, tha ai.