Pak para fillimit të ndeshjes Çeki-Kosovë, përkrahësi i madh i përfqësueses së Kosovës, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një urim të fuqishëm, ai ka shkruar në fb: Duam fitore, asgjë më pak. Jepni bij të Kastriotit!
Ja postimi i z. Lladrovci në rrjetin social:
Shqiponjat tona në Çeki, tregoni sa dini e sa mundeni, për fitore. Ju që aq lartë e ngritët emrin e Republikës tonë, sonte presim nga Ju, fitore! Fitorja Juaj, është e pritshme, sepse, ju bëni më shumë se tjerët, luftoni më shumë se tjerët, sepse e doni vendin Tuaj, më shumë se tjerët.
Duam fitore, asgjë më pak. Jepni bij të Kastriotit!