Ramiz Lladrovci uron Talat Xhaferin për gjuhën shqipe

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin me rastin e publikimit në Gazetën zyrtare, Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, duke theksuar “Gjuha jonë e bukur dhe e lashtë, nuk do të ketë kufizime në përdorim”. Z. Lladrovci po ashtu thekson se “puna Juaj këmbëngulëse, atdhetarizmi Juaj për zgjidhjen e çështjeve jetike për shqiptarët, na bëjnë krenar”.

Ja postimi i Z. Lladrovci:

“I nderuari Kryetar Talat Xhaferi, urime hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhëve! Miku im, Përpjekja Juaj, me decenie e shekuj për barazi në përdorimin e gjuhëve, gjeti zgjidhje. Populli shqiptar, falë punës, përkushtimit dhe angazhimit Tuaj por edhe e të gjitha partive shqiptare, në veçanti të BDI-së dhe Ali Ahmetit, u kurorëzua me sukses. Gjuha jonë e bukur dhe e lashtë, nuk do të ketë kufizime në përdorim. Puna Juaj këmbëngulëse, atdhetarizmi Juaj për zgjidhjen e çështjeve jetike për shqiptarët, na bëjnë krenar. Urime Kryetar i Kuvendit, Z. Talat Xhaferi!”