RAPORTET NË MES TË SHQIPERISË, MAQEDONISË SË VERIUT, MALIT TË ZI DHE SERBISË, VAREN NGA QENDRIMI I KOSOVËS

Ismet Sylejmani

Edhe në të kaluarën kështu ka qenë, por nuk është vërejtur shumë!

Kurse gjatë luftës së UÇK-së dhe gjatë bombardimeve të NATO-s, Kosova ka qenë vija e demarkacionit që i ka ndarë pozicionet e ndryshme strategjike botërore për zhvillimin e Ballkanit e veqanërisht regjionit dhe shteteve që janë në kufinj me Kosovën!

Kosova është vend i vogël por me fuqi të madhe prestigji e ndikimi jo vetëm në regjion, Ballkan dhe Europë por edhe në botë!

Është pikë mbështetja pa të cilën dhe kundër të cilës, nuk të zhvillohet mirë analiza as nuk të del gjella me normë, por përkundrazi analizat të dalin me infeksione të larta, kurse gjella e pakripur dhe madje edhe e prishur!

Shtet fqinje, si Shqipëria Nënë dhe ato pushtuese si Serbia, dhe sunduese si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duhet ta dijnë njëherë e mirë, se pa Kosovën, pa pëlqimin dhe aq më keq kundër sajë, kurrë asnjiherë, nuk do të arrijnë asnjë plan të realizojnë, as pro Kosovës dhe as kundër Kosovës!

Do të përfundojnë me pasukses e dështime fqinjët dhe me turp brenda kampit shqiptarë, të gjitha orvatjet e planeve”strategjike”, sepse aty ku diskutohet dhe hartohet strategjia progresive regjionale, ballkanike …, pa Kosovën, duhet të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë, ska suksese!

Raportet e sukseseve të mëdha të Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe edhe të Serbisë, veq e veq, por edhe në kombinime të ndryshme, varen nga qëndrimi i Kosovës!

Kush nuk e rrespekton këtë formulë dhe aq më keq kush del kundër saj, do të jetë në pozita të pafavorshme dhe shumë herë jo fitimtarë, dhe përballë mundësive reale për ta pësuar dhe për të qenë humbës!

Mospjesmarrja e Kosovës në evenimente të mëdha në perspektiven e këtyre shteteve fqinje të saj, apo edhe izolimi i Kosovës, që do të ishte synim dhe dëshirë permanente e Serbisë, duhet të jetë në funksion peshorja e farmacisë, se aty nuk peshohen mirë e saktë fatet e zhvillimit progresiv dhe nuk ka frymë euroatlantike, ka debakël politik dhe armiqësi të reja të cilat e furnizojne me ushqim të ri, platformën e vjetër te gjenocidit dhe masakrave serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe në hapsirat e ish – Jugosllavisë!