Raportuesja e PE’së për Kosovën: Osmani ka të drejtë, mirë që ka politikanë të përgjegjshëm

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka të drejtë për ato që ka thënë mbrëmë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Von Cramon është pajtuar me Osmanin se rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie ka qenë i papërgjegjshëm dhe dëmtues, dhe se udhëheqja e LDK-së e ka tradhëtuar votuesin e vet dhe ka ikur nga parimet e partisë, si dhe, çdo Qeveri e re pa mbajtjen e zgjedhjeve të reja do të ketë mungesë të legjitimitetit.

Von Cramon ka shkruar në Twitter se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, ka deklaruar Von Cramon.