Kryeministri Zaev thotë se ka marrë garanci nga homologu spanjoll që protokolli do të ratifikohet në janar. Thotë se ka diskutuar edhe me presidentin francez, Makron, për datën e anëtarësimit në BE. Nuk di të japë detaje se për çfarë kanë diskutuar e nëse ka marrë ndonjë garanci për datë të shpejtë, por tha se e ardhmja që na pret, është e mirë.
“Biseduam me kryeministrin aktual, Pedro Sançez, për detajet e qeverisë së tij dhe jemi pjesë e miratimit të protokollit. Më dha besimin që në janar do të mbyllet çështja e miratimit të ratifikimit të protokollit dhe menjëherë do të deponohet në Uashington. Kam pasur mundësinë të bisedoj me të gjithë liderët – anëtarë të Aleancës. Me presidentin Macron kam biseduar 3 herë dhe jam optimist se na pret një e ardhme e mirë, nuk dua të ndaj detaje, e jona është që të vazhdojmë të punojmë në reforma, të japim më shumë argumente dhe gabimi historik të përmirësohet.”,- tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.