Reagim i VMRO-DPMNE-së në deklaratën e Oliver Spasovski

Spasovski dhe Zaev në vend të drejtësisë sollën tre me drejtësinë në këmbim për miliona euro.

Oliver Spasovski, Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë sinonim për të bërë pazar me drejtësisë. Zoran Zaev i falur në kohën kur ishte i akuzuar ka udhëhequr me Trupin për reforma në gjyqësi dhe nga reformat arriti të bëjë vetëm tërheqje të aktakuzës për rastin një euro për Vicen – një euro për kishën. Madje janë ndryshuar ligje që të mund të marrë aktvendime për lirim.

Të gjithë kanë dëgjuar si Zoran Zaev ka paraparë akuza dhe gjykime dhe ka treguar për vendime të cilat i sjell gjykata.

Tërë opinioni ka parë si sillen miliona euro në çanta dhe si tregtohet me drejtësinë, prandaj flitet për 4,5,6,8 milionë euro, ndërsa për paratë e tilla ekziston dëshmi se kanë përfunduar tek vëllezërit Zaev.

Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev janë sinonim për mbrojtës të krimit.

Me Zaev, Spasovskin dhe LSDM-në nuk ka drejtësi, ndërsa me këtë nuk ka as ardhmëri evropiane.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së