Reagim lidhur me memorialin kushtuar dëshmorëve turq në Tiranë

Çka është kjo tollovi z. Kryeministër? Çfarë ka të bëj Shqipëria me këta dëshmorë? Çfarë bënë këta për Shqipërinë? A e dhanë jetën këta për Shqipërinë?

Monumentet dhe pllakat përkujtimore që nuk i dedikohen heronjve dhe personaliteteve shqiptare apo të dobishme për kulturën tonë kombëtare dhe me porosi të humanizmit global, nuk e kanë vendin në Shqipëri por, në vendlidjen e vet.

Ne kemi heronjtë tanë, ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Jeni i rrethuar nga të gjitha anët me fqinj, duke filluar nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia, Italia…ndaj të cilëve me mijëra shqiptarë dhanë jetën, për t’u mbrojtur.

Pse mos të bëjmë Memorial në Tiranë për baballarët tanë që sakrifikuan më së shumti, e dhanë jetën dhe u shuan vetëm që ne të kemi lirinë dhe Shqipërinë.

Kësaj here, unë si shqiptar e gjej veten të fyer, të zhgënjyer dhe të tradhtuar nga ata që vendosen për këtë memorial në vendin tonë, atdheun tonë, Shqipërinë.

Jam qytetar i edukuar që të respektoj të tjerët dhe historinë e huaj, por secili në vend të vet dhe shtet të vet!

Ruzhdi Gjokaj
Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, Detroit, ShBA