Reagon BDI: Kur Taravari si kryeparazit ofendon gjysmën e administratës

BDI, dega Gostivar ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit në emisionin “Vetëm vërtetë” gjatë ditës së martë (09.04.2019) në TV Kanal 5) ku ky i fundit deklaroi që në komunë ka 60 administratorë parazitë të BDI.

“Unë në komunë kam 130 punësime. Unë ende nuk kam punësuar, ende një vendim nuk kam dhënë. Nga ato, 60 janë parazitë të BDI-së të cilët lëvizin derën dhe marrin rrogën”, tha mes të tjerash Taravari në emision.

Në vijin reagimi integral:

Kur Taravari si kryeparazit ofendon gjysmën e administratës

Deklarata skandaloze e Taravarit i cili gjysmën e administratorëve të komunës së Gostivarit i quan parazitë, nuk është gjë tjetër vetëm se reflektim i gjendjës së rëndë mendore në të cilën ndodhet ai.

Taravari, kryeparazit je ti që ke ardhur në krye të komunës për të ofenduar administratorët të cilët profesionalisht janë të përgatitur në universitet e vendit. Prindërit e tyre me mund dhe sakrificë kanë shkolluar fëmijët për tu shërbyer qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit, dhe jo per ti quajtur ti parazitë.

Është momenti i fundit që të çlirohesh nga injoranca, të shërosh veten dhe të fillosh të punosh në interes të qytetarëve të Gostivarit, dhe jo të merresh me ofendime. E vetmja punë që je duke bërë tani e dy vite është biznesi ytë privat dhe mashtrimi ndaj shoqërisë.

BDI, dega në Gostivar