Reisi Sulejman Rexhepi uron qytetarët për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në

Urim

Po hapen dyert e BE për RMV dhe Shqipërinë

Me rastin e dhënies së dritës së gjelbërt nga Këshilli i Ministrave të BE për fillimin e negociatave të RMV dhe të Shqipërisë me BE , në emrin tim personal, të BFI në RMV dhe në emër të të gjithë pjestarëve të Islamit në vend, shpreh kënaqësinë dhe gëzimin lidhur me këtë moment historik.
Jam i bindur se Republikës së Maqedonisë të Veriut, pas përpjekjeve të shumta të bëra ndër vite, me të drejtë e me meritë po i hapen dyert për bisedime që , shpresojmë, do rezultojnë me kyçjen e vendit në BE si anëtare e plotfuqishme dhe e barabartë.
Urimet tona të sinqerta i drejtohen Qeverisë së RMV dhe të gjitha subjekteve politike të cilat qëndruan me bindje në rrugën e evrointegrimeve të synuara. Ky sukses është i përbashkët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike a fetare dhe paraqet një shpresë dhe një shtytje drejtë ndryshimeve aq të kërkuara nga popullata jonë.
Njëkohësisht urojmë edhe mbarë Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE dhe i dëshirojmë suksese në atë drejtim sepse ato i ndiejmë edhe të tonat.
S/R