Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi udhëheqës karizmatik,prijrës i harmonisë

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi , jo vetëm si Kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, por edhe si lider fetar e shpirtëror i shqiptarëve dhe të tjerëve të besimit islam, për këto 50 vitet e shkuara, ka krijuar karizmin e eminencës së padiskutueshme.

Çfarë e bën Sylejman Rexhepin, lider me karizmin e pamohueshëm, për gjysmë shekulli?

Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi jetën e tij dhe karrierën fetare e filloi në Medresenë “Alaudin”, në Prishtinë, në kohën më të rëndë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, kohën e errët të Rankoviqit, kur shquhet personaliteti i tij.

Ai nuk do të nënshtrohej, përkundrazi, Z. Rexhepi do të kalitej si lider edhe për të drejtat politike, duke u bërë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i demonstratave të famshme të vitit 1968 në Prishtinë, kur u shtrua kërkesa për herë të parë, Kosova Republikë.

Jeta shpirtërore e z. Rexhepi, do të plekset pa ndarje nga jeta politike, duke u bërë përfaqësues lider jo vetëm për aspektet fetare, por edhe ato nacionale.

Shkëputja e njësive federale, dhe shpallja e pavarësisë së tyre, imponoi ngritjen e njësive të pavarura të Bashkësive fetare. Në Republikën e Maqedonisë, tash Maqedonia e Veriut, kishte përfaqësuesin e vet, të cilin e solli pragmatizmi i tij, vendosmëria dhe largpamësia.

Goditjet kundërReisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi kanë kontinuitet, duke rrezikuar jo vetëm qenësinë fetare por edhe atë nacionale. Por, z. Rexhepi në beteja do të lartësohet, në ballafaqime do të lartësohet. Kjo, në veçanti armiqve të unitetit nuk u ka pëlqye. Me dezinformata dhe shpifje, nuk ia arritën.

Ai me durim dhe parime, me vendosmëri dhe fanatizëm, ka ruajtur unitetin e brendshëm në Bashkësinë Islame të Maqedonisë së Veriut, përball sfidave brenda dijetarëve islamë, brenda dilemave të shfaqura aty-këtu nëpërmjet rrymave ekstreme si vëllazëria islame, lëvizjet selafiste por edhe ato gyleniste.

Njësia kombëtare, krijon edhe udhëheqësit e vet fetar, pavarësisht që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kanë figura monumentale edhe me përkatësi tjera fetare. Këtu kujtojmë Familjen e famshme emblematike, Qiriazi, familja e Nënë Terezës apo familja e Josif Bagerit. Kështu, bashkësitë fetare shqiptare, sado më të vogla në përqindje, i qëndruan fuqishëm besnik trungut nacional. Për këtë, meritën e ka pjesëtari i shumicës, në këtë rast edhe kontributi i Z. Rexhepi dhe dijetarëve tjerë islam të cilët, njësinë nacionale e vlerësuan, e lartësuan si të pandashme, pavarësisht përkatësisë fetare myslimane, ortodokse, katolike apo edhe bindjet protestante.

z. Rexhepi, do të jetë prijës i padiskutueshëm fetar, i cili mbrojti kombin dhe fenë, si të pandara, si vlera të secilit individ që duhet çmuar, për të drejtën e vet të besimit, duke kultivuar fuqishëm tolerancën dhe harmoninë fetare që është një nga vlerat më të çmueshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai nuk do të ndjehet inferior, si pakicë brenda shtetit por as si shumicë, brenda bashkësive tjera fetare. Atij nuk i pengon ndërtimi i objekteve fetare të feve tjera, por, as ndërtimin e xhamive, kur është kompetencë e tij, nuk do të ndalet. Me një motiv, Sylejman Rexhepi e ka dëshmuar se njeriu duhet të jetë sa më afër Zotit, sa më i edukuar me mësimet e shenjta, duke zgjeruar besimin ndërmjet njerëzve dhe zotit, paqen dhe dashurinë, ndërmjet popujve dhe feve, në shtëpinë e përbashkët, Maqedoninë e Veriut.

Filozofia fetare e efendi Rexhepit është ta ruajmë dhe ta kultivojmë Islamin burimor shqiptar, ndërsa filozofia politike e tij është që “pa fe nuk ka atdhe”; dy filozofi këto që pa dyshim përbëjnë shkollën që bart emrin e Sulejman Rexhepit. Këto dy filozofi tashmë kanë kornizat e veta, kanë kopertinat e veta, që do të thotë se janë përmbledhur dhe përfshirë në gjashtë vëllime në kompletin e tij me titull “Për fe dhe atdhe”!

Shkruajti:

Gjylfije Halili