Reis’ul-Ulemaja merr pjesë në mbledhjen e Myftinisë së Gostivarit

Më 29 tetor, 2019, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka marrë pjesë në Mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Gostivarit. Kanë qenë të pranishëm anëtarët e Myftinisë dhe të ftuar të tjerë.
Në mbledhjen e saj Myftinia e Gostivarit i ka bërë një analizë të thukët Haxhit të vitit 2019, Raportit rreth aktiviteteve të Myftinisë gjatë Kurban-Bajramit 2019 etj.
Kryetari i BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, e ka vlerësuar lart aktivitetin e Myftinisë në përgjithësi dhe rreth dy çështjeve të marra në shqyrtim në këtë mbledhje, në veçanti. Puna e Myftinisë së Gostivarit dhe e myftiut hfz. Shaqir ef. Fetahu çmohen shumë nga organet e larta të BFI-së dhe rezultate të reja presim edhe në të ardhmen – ka thënë me këtë rast Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Mbledhja e rregullt e Myftinisë së Gostivarit i ka mbyllur punimet me sukses, duke miratuar pikë për pikë çështjet e shtruara. Anëtarët e Myftinisë janë shprehur të gatshëm për të vazhduar punën, duke i ndenjur gjithmonë besnik Kuranit famëlartë, Sunnetit të Pejgamberit (a. s.) dhe Kushtetutës së BFI të RMV.