Reperja shqiptare para Roger Federerit në listën e më të kërkuarve në “Google” për Zvicër

Dy shqiptare tejet të suksesshme në dy kategori krejt ndryshe njëra-tjetrës bëjnë pjesë në listën e personave më të kërkuar në “Google”, në shtetin e Zvicrës.

Bëhet fjalë për rep-artisten shumë të përfolur shqiptare Loredana Zefi, si dhe futbollisten tashmë të ndjerë Florijana Ismaili, transmeton Gazeta Sinjali.

Loredana bënë pjesë në dy lista, atë të personaliteteve më të kërkuara, si dhe në atë që ka kryesuar titujt e gazetave të atjeshme më së shumti gjatë vitit. Madje, ajo renditet edhe para Roger Federerit.

Teksa, Florijana Ismaili, bënë pjesë në listën e personave më të kërkuar që kanë ndërruar jetë. Ajo humbi jetën në një aksident në liqenin Como në muajin korrik të këtij viti. Trupi iu gjet në thellësi nën 200 metra me ndihmën e një roboti special nënujor.