Resi Abdurahmani, shembull i një lideri të fitoreve në Tetovë e më gjerë

Resi Abdurrahimi për sa ishte kryetar i Degës së BDI-së për Tetovë, në pajtim me vullnetin e anëtarësisë së gjerë dhe vullnetit të simpatizantëve, ka dëshmuar lidership të pashoq të nivelit lokal.

Ai ishte brenda organizimit partiak me sfida për shkak të nevojave të cilat përcillen me ballafqimin ditor të prioriteteve qytetare, aq më parë, për një parti lidere, në bastionin e vet si qyteti i Tetovës.

Këtë liderizëm, ka mundur me sukses ta bart vetëm një profil i një njeriu të shquar, aktivisti të sinqertë dhe të përkushtuar që drejtimin e degës e sheh si obligim e jo si privilegj, Resi Abdurahmani.

Shembulli i tij i disiplinës, sinqeritetit e maturinë, e cila afroi dhe bashkoi njerëz, qytetarë e platformën e fitores.

I tillë ishte Resi Abdurahmani, i cili u shqua për modestinë e tij, për ndjenjën e solidaritetit dhe urtësisë, për të promovuar synimet e njeriut e qytetarit të thjeshtë e tokësor, përball paradokseve që ofron pushteti dhe qeverisja.

Z. Resi Abdurahmani, mbetet model i veprimtarit dhe liderit lokal për qytetarin