RIKUJTESË ÇLIRIMTARE

Çlirimi i Kosovës nga Serbia pushtuese koha po e dëshmon se ishte eveniment shekulli, vepër e madhe kolosale dhe historike, që nuk përsëritet kurr!

Përvjetori i 21 i çlrimit të Atdheut dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë, historia dëshmon se Zona Operative e Karadakut e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë periudhë historike, kishte nje aktivitet të madh e të ngjeshur!

Informatat e Shërbimit për Informim Publik të ZOK-ut janë dëshmitë e shkruara që dëshmojnë për historinë e re!

Sot 21 vite pas, mbyllet harku dhe me ftesen për në Gjykatën Speciale të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dy udhëheqësve kryesor të luftës, përfundimisht UÇK, nxirret në gjyq!

Nxjerrja e UÇK-së në gjyq, është e padrejtë!

Lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi ishte e drejte dhe legjitime, prandaj SHBA, Evropa dhe NATO e ndihmoi!

Kosova nuk e ka merituar që udhëheqësit dhe komandantët e saj të luftës për çlirim nga Serbia, të fyhen e të poshtrohen deri në këtë masë, sa të nxjerren para gjyqit ndërkombëtar në Hage, por ky është realiteti!

21 vite pas çlirimit të Kosovës e të Gjilanit, sot në Gjilan qyteti nderohet me vendosjen e shtatores së derdhur në bronz të luftëtarit të orëve të para e Komandantit të UÇK-së, por nderohet edhe shqiptari trim e i paluhatshëm, Heroi i Kombit Abdullah Tahiri!

Lavdi Heroit te Kombit Abdullah Tahiri!
Lavdi gjakut të derdhur për liri!
Lavdi UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 25.06.2020!


Informatë për TVSH-në

Komandanti i ZOK-ut Kolonel Ahmet Isufi- REXHA dhe komandanti i forcave amerikane të KFOR-it Gjeneral Brigade Cradok, në bazën ushtarake të KFOR-it afër fsh. Cernicë, nënshkruan marrëveshjen për deponimin e armëve të UÇK-së konform marrëveshjes së nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së Hashim Thaçi dhe Komandanti i KFOR-it për Kosovë Jackson.

Pas marrëveshjes së nënshkruar , selinë e Komandës së Shtabit të Zonës e vizitoi Komandanti i marincave amerikan të KFOR-it Koloneli Kenneth Glueck, i cili u prit ngrohtësisht dhe me nderime ushtarake nga Komandanti i Zonës Ahmet Isufi- REXHA , me bashkpuntorë.

Sot në Shtabin e ZOK ka ardhur për vizitë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kolonel Agim Çeku.

Shefi i Shtabit është pritur me nderime ushtarake.

Takimi në mes të Shefit të Shtabit dhe Komandantit të Zonës sonë vazhdon edhe në këto momente.

25.06.1999
Shërbimi për Informim Publik
Ismet SYLEJMANI