Rinia e BDI e nis fushatën online #Hajdeknej!

Përmes një konference për shtyp të mbajtur në sheshin Skenderbeu në Shkup, Forumi Rinor – FR-BDI edhe zyrtarisht nisi online sfidën rinore #hajdeknej, raporton Agjencia e lajmeve Flaka

“Rinia është fryma dhe shpirti i BDI-së. Kjo konferencë për shtyp është nisja zyrtare e online sfidës rinore #hajdeknej. Ftojmë secilin prej jush, nga vendi ku jetoni, në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Evropë, Amerikë, Australi, të bëni një selfi video dhe ta ngarkoni onlinë në Facebook, Instagram, Twitter, etj, me thurrjen #hajdeknej. Bëje edhe ti dhe sfido shokët dhe shoqet duke ju bërë TAGG që ta bëjnë. Rinia më e mirë në botë. #hajdeknej #edhe_unë_jam_BDI #bashkë“, ishte portosia nga sheshi Skenderbeu. Flaka