RMV, D-r. Danillovski, Nuk ka zgjidhje tjetër, përpos masave radikale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka filluar me zbatimin e masave edhe më restriktive të cilat u paralajmëruan para dy ditësh. Prej sot, ndalesa e lëvizjes gjatë ditëve të javës fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri në orën 05 të ditës së ardhshme, ndërsa në fundjavën e ardhshme, për herë të parë do të jetë e ndaluar lëvizja në periudhën nga e premtja në orën 16:00, deri të premten në orën 05:00.
Epidemiologu dr. Dragan Danillovski, tha për Meta se, nuk guxojmë të lejojmë të anohemi nga pacienten e infektuar dhe për këtë janë këto masa dhe është shprehu për masa akoma më restriktive.

“Masat tona, madje edhe ato para kësaj, nuk kanë qenë të frytshme. Numri dyfishohet në pesë-gjashtë ditë, ndërsa ajo është rritje klasike eksponenciale. Këtu nuk ka zgjidhje tjetër, përveç masave radikale lock-down (mbyllje-karantinë), që të mund të reduktohen në mënyrë radikale gjasat për kontakte ndër njerëzore. Kjo do të rezultojë me ngadalësim të rritjes së numrave – edhe të sëmurëve edhe të viktimave”, tha Danillovski.

Ai tha se, masat radikale janë të nevojshme sepse vendi ynë nuk ka resurse të pakufizuara.