Robert Berisha me deklarata skandal për gratë: Ju kqyrni fminë,neve zoti na i ruajt dashnoret

Këngëtari Robert Berisha ka skandalizuar me disa deklarata dhënë së fundmi në media, ku fletë për gratë dhe dashnoret. Ai thotë se vetë gratë janë fajtore pse burrat e tyre kanë dashnore.

Këto deklarata të Berishës kanë ardhur pas publikimit të këngës së tij të re ‘Dashnorja’, për të cilën mediat thanë se i kushtohej gruas së tij të dytë me të cilën kishte lidhje, ndërsa ishte i martuar me Nora Istrefin, shkruan reporteri.net.

Ndërkohë, i ftuar në “Prive”, Robert Berisha ka çuar një mesazh për gratë, një mesazh që për ne është skandaloz.

“Rrisni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, rrijini gati dhe ndoshta ai nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Ose ia zvogëloni numrin, ose ia hiqni fare. Të gjitha, varen prej jush. Ky ishte mesazhi im për gratë!”, ka thënë ai.