Romeo : Nuk ka më pretekst për anulimin e vendimit për negociata

Italia konsideron se nuk ekzistojnë më pretekste për anulimin e mëtejmë të datës për negociata. Shpresojmë dhe presim se kjo do të ndodhë deri në Samitin në Zagreb, vlerësoi ambasadori italian, Karlo Romeo në intervistë për MEDIAL-n.

Raporti pozitiv i KE-së dhe rekomandimi i ripërtërirë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas ambasadorit Romeo, është lajm i shkëlqyer dhe konfirmim se të dyja vendet kanë arritur progres të konsiderueshëm në rrugën drejt eurointegrimeve.

“Ne si Itali e presim këtë. Vlerësojmë se përfundimisht ekzistojnë të gjitha kushtet për Maqedoninë e Veriut për ta marrë datën e negociatave. Jo se paraprakisht kushtet nuk kanë ekzistuar, ata kanë ekzistuar edhe në tetor dhe në korrik të vitit të kaluar. Megjithatë, tani të gjitha ato pengesa që kanë ekzistuar vlerësojmë se janë tejkaluar dhe se përfundimisht mund të presim hapjen e negociatave. Dy elementet të cilat janë pritur në ndërkohë – rishikimi i metodologjisë ishte pranuar, gjegjësisht është vlerësuar pozitivisht prej të gjitha vendeve anëtare të BE-së edhe rekomandimi i dytë ishte ky rekomandim – dokument të cilin e presim të dalë prej Komisionit Evropian, i cili është pozitiv dhe i njeh të gjitha angazhimet të cilat shteti i investoi në arritjen e rezultateve në reforma dhe në të gjithë atë që sipas saj ishte kërkuar”, thotë ambasadori italian, Karlo Romeo.

Në intervistën për MEDIAL-n që së shpejti do ta publikojmë në tërësi, ambasadori Romeo përqendrohet edhe në problemin me koronavirusin në Itali, për mënyrat në të cilat autoritetet ballafaqohen me të, për krizën e emigrantëve,… .