Rreshjet e borës, drejtori Memeti: NP “Rrugët e Maqedonisë” vazhdon me pastrimin e rrugëve

Dita e parë e prillit ka përfshirë thuajse gjithë territorin e vendit nga reshje të dendura të Borës, të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Reshje të borës ka së shumti në Tetovë dhe rajonin më të gjerë të Pollogut. Rrugët janë të kalueshme dhe nuk kanë pengesa, ndërsa vështirësi kalimi, ka kryesisht në rrugët drejt fshatrave të Malësisë së Sharrit dhe për në pikën turistike “Kodra e Diellit”. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë” , Bekim Memeti thotë se po punohet vazhdimisht që rrugët të jenë të kalueshme.

https://youtu.be/0U_E_5vi06s