Rriten rrogat edhe në shëndetësi, ja si do të jenë?

Nga muaji shkurt i vitit 2020 pagat e mjekëve-specialist do të rriten për 25 për qind, ndërsa për infermieret për 10 për qind, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai u shpreh se së bashku me të gjitha rritjet tjera nga viti 2018 deri tani paga e mjekut-specialist është rritur për 40 për qind, ndërsa e infermierëve mes 35 deri 38 për qind, përcjell Almakos. “Së bashku me rritjen e detyrave, të cilat që nga viti 2018, kur rritjet për një dite pune u dyfishuan, dhe për fundjavë dhe festat për tre herë, tani paga e një mjeku-specialist në Qendrën Klinike në Kirurgjinë dhe Klinikën Interne do të arrij, tek ndonjëri edhe do ta kalojë, 100.000 denarë”, theksoi Filipçe. Në pyetjen e gazetarëve rreth ndodhive në OHIS dhe dëmshmërinë e materies së derdhur, ministri i Shëndetësisë theksoi se nëse kalon afër vendit ku lënda u lëshua, mund të shkaktojë acarim të syve dhe acarim të lëkurës. Një pacient u ekzaminua në klinikë, iu dha trajtimi i duhur dhe u lirua për trajtim në shtëpi.