Ruskoska në llogaridhënie te Joveski, Këshilli i prokurorëve nuk do të debatojë për sms porosinë

Këshilli i prokurorëve publik nuk do të hap procedurë për SMS porosinë e prokurores Villma Ruskoska, që ia dërgoi njërit prej gjykatësve që ka vendosur për paraburgimin shtëpiak të prokurores speciale, Katica Janevës. Kryetari i Këshillit, Aco Kollevski, për TV21 tha se e kanë rishikuar letrën që e ka dërguar Ruskoska deri tek ata, por kanë vlerësuar se nuk kanë kompetenca për të vepruar.

“Letrën e shqyrtuam në takim, dhe vlerësuam se nuk jemi kompetent që të kërkojmë përgjegjësi nga prokurorët publik. Sipas ligjit kompetencë të tillë ka Prokurori publik dhe prandaj nuk mund të ndërmarrim masa për vërtetimin e përgjegjësisë. Letra e Ruskoskës ishte thjeshtë njoftim dhe me deklaratën e parashtruar nga prokurorja, kemi të drejtë të informohemi për gjendjet në prokurori”, potencoi Aco Kollevski nga Këshilli i prokurorëve publik.

Ruskoska në arsyetimin në formë të shkruar e ka dërguar edhe deri te Prokurori publik, ku ka shpjeguar porosinë e dërguar. Nga Prokuroria thonë se ende nuk e kanë shqyrtuar letrën e Ruskoskës, po tani për tani nuk kanë qëndrim si do të veprojnë. Jo zyrtarisht, gjykatësi të cilit ia ka dërguar porosinë është Jani Niça.

Në emisionin e mbrëmshëm Click Plus, ku u debatua për gjendjen në gjyqësor, Lupço Zikov tha se gjyqësori është i korruptuar dhe se urgjentisht nevojitet veting.

“Nëse kemi krizë të tillë të detektuar, nëse kemi korrupsion të detektuar në gjyqësor, tani edhe fëmijët e dinë se gjyqësori është i korruptuar, këtë e tregojnë edhe aktvendimet, kjo dëgjohet, lexohet, pamë edhe me rastin Reket se sa para janë në lojë. A nuk është kjo veting?”, theksoi Lupço Zikov.

Ish deputeti, Pavle Bogoevski, thotë se duhet të kontrollohen edhe telefonat e tyre.

“Mundem të them lirisht se brekët janë gjëja më e imtë e cila duhet të shkundet prej këtyre personave dhe prej të punësuarve nëpër gjykatat. Lista dhe kalendarë janë aktivitete të ditës. Çdo komunikim mes funksionarëve dhe palëve ose mes dy funksionarëve paraqet informacion publik”, u shpreh Pavle Bogoevski, ish-deputet.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPME pohon se lista e personave që kryejnë zhvatje është shumë më e madhe dhe se për këtë janë të njoftuara edhe ambasadat e huaja.

“Dhjetëra biznesmenë në Republikën e Maqedonisë janë zhvatur. Jo të gjithë kanë denoncuar në prokurori për shkak se nuk kanë besim te prokuroria e rregullt, por të gjithë kanë denoncuar në ambasadat e huaja”, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Porosia e Ruskoskës, që gjykatësit e publikuan dhe akuzuan për presion dhe se u prishet renomeja e gjykatësve, shkaktoi revolt te gjykatësit, pas çka menjëherë mbajtën kolegjium. “Nëse ti me këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do të ju shkund nga brekët, gjithë këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju asnjëherë nuk do të hyjnë më BE. Nëse nuk është këshilli yt, kërkoj falje. Por, nëse jeni ju, do ta shini” – shkruante në porosinë që Ruskoska ia ka dërguan njërit nga gjykatësit të Gjykatës së Apelit