Ruzhdi Gjokaj: Unitetin qytetar e nacional e promovojnë ata që janë lider të lindur, lider për vepra të mëdha

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”, z. Ruzhdi Gjokaj, ka theksuar se “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë të bekuar me profilin e njeriut të fjalës dhe veprës, të aksionit dhe durimit, të urtësisë dhe largpamësisë, liderit Ali Ahmeti. Hapësirë të cilën tashmë ia ka rezervuar historia e kombit tonë”.

Z. Gjokaj, shquhet për punën atdhetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nga andej, reflekton për unitetin aq të kërkuar për shqiptarët ngado që ata jetojnë. Rasti më i mirë për unitetin nacional, prodhoi vota në Malësinë e Madhe, komunën e Tuzit, ku shqiptarët, pa unitet, nuk do të mund ta qeverisnin komunën.

Ja postimi i plotë, vështrimin e z. Gjokaj në rrjetin social:

Unitetin qytetar e nacional e promovojnë ata që janë lider të lindur, lider për vepra të mëdha

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë të bekuar me profilin e njeriut të fjalës dhe veprës, të aksionit dhe durimit, të urtësisë dhe largpamësisë, liderit Ali Ahmeti. Hapësirë të cilën tashmë ia ka rezervuar historia e kombit tonë.
Qytetari në Maqedoninë e Veriut, duhet t’i thotë po së pari interesit të kombit të vet. Pra, të votoj partinë shqiptare, të hedhin me përbuzje joshjen e pështirë të qytetarisë falso, duke marrë emra demokrat por me asnjë vepër e punë të mirë për shqiptarët.
Kur shqiptarët do të mbledhen rreth amës së vet, bëhen më shumë. Këtë sfidë, shqiptarët duhet ta kalojnë një herë e mirë, një her e mirë t’i thuhet manipuluesve me emra shqiptarë, mjaft. Shqiptarët këtyre trafikantëve me joshje anacionale duhet të leçiten një herë e përgjithmonë.
Pas këtij impenjimi nacional, rreth amës shqiptare, vota do të jetë më domethënëse, më e vlefshme. Kondensimi nuk bën mirë kur ka vija të ndarjes nacionale, por kur kondensohen interesat politike, ato prodhojnë efekte të çmuara për çdo shoqëri.
Sot, qytetari shqiptar, duhet ta shoh me kujdes, kush e promovon unitetin, kush e ka me zemër unitetin, kush punon për unitet, kush unifikon fuqitë nacionale dhe interesin nacional, duhet të jetë orientimi i shqiptarëve për 12 prillin. Uniteti i shqiptarëve është çelësi i fitores. Unitetin qytetar e nacional e promovojnë ata që janë lider të lindur, lider për vepra të mëdha, si Ali Ahmeti.
Uniteti prodhon shumë efekte, e para, dalja e shqiptarëve bëhet më domethënëse, e dyta, bashkimi i votave rreth pozitës madje edhe rreth opozitës shqiptare, do të prodhonte efekt politik, duke mos lejuar rrjedhën e forcës elektorale shqiptare. E treta, vota e unifikuar, nxjerr kuadrin cilësor dhe unifikues brenda votës dhe korpit nacional. E katërta, shqiptarët do të bëheshin faktor domethënës shtetndërtues me unifikimin e votës.
Qytetari do parë me kujdes kush rekomandon unitet real të faktorit shqiptar, kush rekomandon unitet në votës shqiptare, urti e kulturë në ofertën e vet. Kush e çmon qytetarin dhe nuk akuzon e nuk mbjell përçarje, nuk e kontaminon ambientin politik e nxin jetën e shqiptarëve dhe shqiptarët, liderët e tyre si dhe tendencat për unitet.
Mosdurimin dhe kapriçot e liderizmit, mund t’i manifestoj secili, për sëmundjen e vet, grabitjen e votës dhe mashtrimin, por qytetari ka nevojë diçka tjetër. Qytetari ka nevojë për perspektivë, respekt, mundësi e gjasa të barabarta, parti të interesit nacional shqiptar, me qartësi veprimi euro-atlantik, me barazinë e gjuhëve, investimet dhe të ardhmen krahas shteteve demokratike.
Këtë forcë, këtë dije, këtë unitet, aq të pëlqyeshëm e të dëshirueshme, e disponon ai që nuk fyen, nuk shanë, ka vizion e qartësi në mendime, në veprime, në strategji nacionale, si çdo herë deri tash. Me tërë kapacitetin e vet, Bashkimi Demokratik e ka ofruar dhe vijon ta ofroj, si çdo herë, dhe lideri i saj, Ali Ahmeti.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë të bekuar me profilin e njeriut të fjalës dhe veprës, të aksionit dhe durimit, të urtësisë dhe largpamësisë, liderit Ali Ahmeti. Hapësirë të cilën tashmë ia ka rezervuar historia e kombit tonë.