Sa deputetë do t’i marrë BDI-ja në këto zgjedhje? Përgjigjet Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur në intervistën për Express se sa deputetë do të marrë partia e tij në zgjedhjet e 12 prillit, ai ka thënë se do të synojnë për numër të madh.

“Vetëm një gjë ju siguroj, nuk kam punuar asnjëherë me hile, ndoshta jam vonuar por kam pasur sukseset. Nuk e di për numrin e deputetëve, ne do të punojmë, qytetarët le ta vlerësojnë punën tonë, përfundon Ahmeti në intervistën për Gazetën Express. Kulmin e suksesit në zgjedhje, BDI e ka pasur në vitin 2014, ku siguroi 19 mandate në zgjedhje, dhe një deputete që iu bashkangjit më pas, gjithsej 20 mandate.