Sa milionë euro do të kursehen nga shkurtimi i rrogave të funksionarëve?

Të gjithë ministrat, deputetët, gjykatësit, prokurorët, drejtorët dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe emëruar në sektorin publik në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme do të marrin pagë minimale në vlerë prej 14.500 denarë.Këtë dektret me fuqi ligjore e ka sjellur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me çka nëpërmjet një komunikate njoftojnë se bëhet fjalë për 1.165 funksionarë dhe 895 drejtorë, nga ulja e pagave të të cilëve do të kursehen 240 milion denarë për dy muaj.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Në pajtueshmëri me këtë dekret, personave të zgjedhur dhe të emëruar, të përcaktuar në nenin dy, për muajt prill dhe maj të vitit 2020, u jepet pagë në lartësi të pagës minimale, të përcaktuar në muajin dhjetor të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 14 500 denarë”.

Nga Qeveria sqarojnë se qëllimi i kësaj është të sigurohen mjete për implementim të masave ekonomike.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Qëllimi i dekretit për përcaktim të lartësisë së pagës minimale të të zgjedhurve dhe emëruarve në sektorin publik, në vlerë prej 14.500 denarësh është sigurimi i mjeteve për implementim të masave ekonomike të sjellura nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për menaxhim me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit“.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Presidenti i shtetit, funksonarët që i emëron presidenti, kreu i Kuvendit, dhe të gjithë personat që i ka emëruar Kuvendi, kryeministri dhe të gjithë personat e zgjedhur dhe emëruar nga Qeveria, kryetarët e komunave dhe të gjithë personat në sektorin publik.