Sa persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje?

Gjatë 24 orëve të kaluara, është dokumentuar se 98 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, ndërsa prej tyre 67 janë shoqëruar në polici, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjatë natës së kaluar në territorin e shtetit 109 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 104 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

“Përveç kësaj, në kuadër të kontrolleve të rregullta policore të personave në izolim dhe vetizolim, nuk janë regjistruar persona që nuk i zbatuan këto masa”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.