Sadullah Duraku sqaron deklaratën skandaloze: “Unë nuk merrem me qytetarët” dhe flet për ministrinë që po udhëheq

Sadulla Duraku i cili ushtron detyrën e ministrit në ministrinë e re për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive, në emisionin Click Plus në Tv21 deklaroi se ministria që ai e drejton nuk është vetëm e shqiptarëve ashtu sic mendojnë disa, por është ministri e mbrojtjes së pakicave në shtetin e Maqedonisë. Duraku tha se ministria e tij akoma nuk ka përfaqësues nga të gjitha etnitë ani pse ka atë synim, ai poashtu potencoi se kjo ministri ka fuqi më të madhe sesa sekretariati! Ai sqaroi dhe deklaratën e cila u bë virale ku ai deklaroi “Unë nuk merrem me qytetarët” të dhënë në gjuhën maqedone, sipas Durakut ajo deklaratë u keqkuptua sepse ai nuk e njeh mirë gjuhën maqedone dhe ka dashur të thotë se “problemet duhet tu zgjidhen qytetarëve dhe ne duhet ti marrim si bazë pakënaqësitë e tyre”.