Sakrificë për Kosovën

Të rrallë janë politikanët si Ramush Haradinaj: duke dhënë dorëheqjen, ka sakrifikuar veten për drejtësinë, për zbardhjen e të vërtetës! Këtë duhet ta çmojë edhe Republika e Kosovës, edhe bashkësia ndërkombëtare, edhe faktorët vendimmarrës të politikës botërore…
Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe unë si Kryetar i saj, si Reis’ul-Ulema, jemi në krah të të vërtetës, i bëjmë itat shtetit të së drejtës dhe në katër anët themi me sinqeritetin më të madh, gjithnjë në emër të Zotit të madhërishëm: Selam! (Paqe!)
Për të ardhmen e Republikës së Kosovës!