Salihu: Betejën e adresave ne do ta nxjerrim në treyzën Ndërkombëtare, politikanët tanë janë vetëm pengesë

Këshilltari komunal nga Komuna e Medvegjës Muharrem Salihu i cili deri më tash është treguar ndër më të zëshmit në sensibilizimin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të kësaj komune, është i vendosur në misionin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, qoftë edhe me ndihmën e mekanizmave Ndërkombëtarë.

Salihu është mëse i vendosur që ta zhvendosë këtë problem në instancat më të larta të cilat janë të vetmet që munden përmes ndikimit të tyre ta përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve në Komunën e Medvegjës.

Sa i përket kontriboutit të lidershipit shqiptarë të Luginës lidhur me sensibilizimin e problemit të pasivizimit të adresave, Salihu i konsideron më shum si pengesë se sa ndihmesë në këtë drejtim.

Në deklaratën dhënë presheva.com, Salihu ka thënë se, “Pamvarësisht prej tyre betejën e adresave ne do ta nxjerrim në treyzë ndërkombtare sepse këtu nuk bëhet asgjë, përkundrazi politikanët tanë jan pengesë sepse duhët me kalu përmes tyre.

Prandaj, arena ndërkombtare është rruga e duhur, atje shqiptarët tanë nuk mundë të pengojnë me mos punën e tyre, por as Sërbia e cila po punon pa ndërprerë” është shprehur këhsilltari nga Medvegja, njëherit biznesemni më I suksesshëm shqiptarë në këtë Komunë.

Sa i përket kontributit të KNSH, Salihu ëhstë shprehur se ky institucion është, “Kopje e vrazhëd e subjekteve politike”/presheva.com.