Sami Pacolli vjen me hitin e ri, një këngë e mrekullueshme ‘Hesht’ (Video)

Me një tekst mjaft të bukur ka ardhur me një projekt të ri këngëtari i njohur i muzikës live Sami Pacolli. Kënga titullohet ‘Hesht’ ndërkohë që ka një fabul dashurie e që si duket i kushtohet një dashurie të ‘dështuar’. Kënga e shoqëruar edhe me kitarë e bën projektin ende më të dalluar dhe më melankolik ndërsa ata të cilët vuajnë nga dashuria do e kenë më shumë problem të dëgjojnë këtë hit të këngëtarit të njohur. Videoprojekti është realizuar nga BugProduction derisa është publikuar në platformën më të madhe shqiptare ArkivaShqip.