Saraj: Filloi instalimi i nxemjes qendrore në shkollën fillore “Ibe Palikuqa” në vendëbanimin Laskarc

“Projekti për instalimin e nxemjes qendrore në këtë shkollë është financuar nga Komuna e Sarajit dhe Biroja për zhvillim rajonal dhe gjithësej ka kushtuar 1.025.925

Shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Laskarc sot e vizitoi sekretari Sefi Shabani së bashku me pergjegjësit e njësis për arsim ku nga afer inspektuan se si rrjedh procesi i instalimit të nxemjes qendrore.

Me instalimin e nxemjes qendrore në shkollën fillore ” Ibe Palikuqa” mund të themi se të gjitha shkollat nëpër vendbanime tash kanë të instaluar ngrohjen qendrore.

Këtë vit është punuar paralelisht në të gjitha shkollat gjithashtu planifikohet në të ardhmen intenzivisht të punohet për të krijuar kushte më të mira për nxënesit e vendbanimeve tona.” – zyra për informim, Komuna Saraj.