Sejdini pret drejtorin e ARS-s Izmit Nura

Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Izmit Nura ka takuar sot kryetarin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, z. Muhamed Sejdini. Që të dy bashkë janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e sportit për më shumë suksese të reja.

“Sot zhvillova një takim pune me kryetarin e federatës së futbollit z.Muhamed Sejdini. Bashkëpunimi jonë është një garanci më shumë për suksese të reja për sportin në vend. Agjencia për rini dhe sport do jetë shembull ku nëpërmjet sportit do thyhen paragjykimet dhe ndarjet etnike, racore e fetare. Sot është dita fundit e afatit për aplikim për shfrytëzimin e Vauçerit, mjete që do ndihmojnë për një jetë sportive më kualitative. Lus klubet tona të aplikojnë se nesër është vonë. Mos i kufizo sfidat, sfidoji kufijtë, shkruan mes tjerave Nura, përcjell gazeta Koha.