Sekreti i Promoitalia – qendra estetike e preferuar nga shumë personazhe të njohur, flet pronarja

Duhet patjetër të jemi shumë të kujdesshëm në arritjen e barazpeshës në zbukurim dhe rinimi e nga ana tjetër që të mos humbet edhe identiteti personal. Pikërisht për këtë shkak këshillojmë klientët tanë se më pak a më shumë gjatë përdorimit të filtrave dhe botoksit. E rëndësishme është që klienti të arrijë besimin tek specialist me të cilin bashkëpunon, me qëllim që të arrihen rezultatet e dëshiruara, rekomandimet e mjekëve duhet të respektohen sepse një pjesë e paralajëmrimeve të padëshiruara mund të shfaqen pikërisht për këtë. Rreth kësaj teme tabu për tretmanet anti-age do thoja se tashmë shoqëria ka nisur të pranojë këtë dhe të fillojë t’i praktikojë, Sekreti i Promoitalia – qendra estetike e preferuar nga shumë personazhe të njohur, flet pronarja Olgica Stojimirovic…

Si ka nisur gjithë storia e Promoitalia në Maqedoni?

Promoitalia është një kompani e cila ekziston më shumë se 30 vite në sferën e medicinës estetike dhe ofron produkte me kualitet shumë të lartë të cilët dalin si rezultat i hulumtimeve të mëdha, teknologjisë së përsosur dhe nevojave personale të klientëve. Qëllimi i tyre është që të prezantojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme shkencën dhe teknologjinë dhe të ofrojnë në treg një medicinë estetike dhe kirurgjinë plastike. Anti Aging Center by Promoitalia është i pari i këitj lloji dhe i vetmi brend në vendin tonë por edhe në Ballkan. Sfida ime është që të bëj ndonjë gjë të bukur që do të ndryshojë perceptimin dhe përmbajtjen e bukurisë dhe do bëhet pjesë e përditshmërisë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Unë jam munduar që të fitoj brendin që ka traditë shumë të gjatë dhe garanton profesionalizëm dhe kualitet në nivel botërorë madje edhe vet jam mahnitur nga suksesi kështu që vendosa të hap atë në Qendër të Shkupit.

Cilat janë tretmanet që mund të thuhet se janë më të suksesshme dhe pse?

Gjithë tretmanet që ofrojmë mund të ndahen në dy grupe më të mëdha, tretman për fytyrën dhe tretman për trupin. Kemi tretmane me shumë shërbime që dalin dhe ofrojnë kënaqësi për nevojat e klientit. Si më të suksesshme mund të themi se janë botoksi dhe filtrat. Janë tretmane botërore të cilat përdoren nga yjet e Hollivudit. Tek ne më shumë kërkohen pasiqë menjëherë ka rezultat dhe lejojnë një pamje më rinore menjëherë pas obligimeve ditore. Nga tretmanet e trupit më e kërkuara dhe më e suksesshme është mezoterapia CELLUFORM për largim të vjamit dhe celulitit.

Cili është feedback-u më i mirë që mund të marin klientët tuaj?

Shpesh takohemi me klient të cilët nuk janë të kënaqur me pamjene tyre dhe ngadalë humbin edhe vetëbesimin, secili trajtohet në mënyrë individuale sipas nevojave dhe suksesit të duhur tek ne për të gjetur zgjidhjen e duhur që të ketë kënaqësi dhe lumturi në fytyrën e tij me rezultatin e arritur, kjo është një feedback më i mirë për neve.

Cilët janë gabimet që më së shpeshti bëhen dhe nëse ka ende gjëra tabu në lidhje me tretmanin kundër plakjes?

Duhet patjetër të jemi shumë të kujdesshëm në arritjen e barazpeshës në zbukurim dhe rinimi e nga ana tjetër që të mos humbet edhe identiteti personal. Pikërisht për këtë shkak këshillojmë klientët tanë se më pak a më shumë gjatë përdorimit të filtrave dhe botoksit. E rëndësishme është që klienti të arrijë besimin tek specialist me të cilin bashkëpunon, me qëllim që të arrihen rezultatet e dëshiruara, rekomandimet e mjekëve duhet të respektohen sepse një pjesë e paralajëmrimeve të padëshiruara mund të shfaqen pikërisht për këtë. Rreth kësaj teme tabu për tretmanet anti-age do thoja se tashmë shoqëria ka nisur të pranojë këtë dhe të fillojë t’i praktikojë.

Keni shumë klientë edhe nga Kosova? Cfarë ju bën më unik dhe të suksesshëm të keni klient edhe nga vendet tjera?

Përgjegjësia dhe kualiteti është punë e jona dhe me shumë pacient punojmë nga jashtë vendit. Punojmë me produkte të sofistikuara dhe unike në formulën e tyre e kemi rezultate të suksesshme.

Me kë bashkëpunoni më shumë nga skena shqiptare?

Kemi bashkëpunim me shumë personazhe të njohur si me Big Mamën, Adrian Gaxhën, Armend Ramadanin, Dina Shabanin dhe Jellmaz Dervishin.

Cilat janë ambiciet tuaja për këtë vit?

Ambiciet tona janë të mëdha gjatë këtij viti duam që të mbajmë suksesin e arritur nga vitet e kaluara dhe jemi me hap në trendet botërore të cilat menjëherë implementohen edhe tek ne.

A do të hapet ndonjë qendër e re në ndonjë qytet tjetër?

Tash për tash në Shkup do të organizohet qendra nga Promoitalia me një ekip akoma më professional, por unë punoj në lancimin e kampanjës më kualitative edhe jashtë qytetit në vendet tjera fqinje.