Sela dështon keq në Poroj dhe Xhepçisht, fshin fotot nga profili i tij në Facebook (Foto)

Kreu i ASH-së Ziadin Sela në kuadër të vizitave për zgjedhjet e 12 prillit ka filluar takimet me qytetarët. Mbrëmë Sela së bashku me bashkëpuntorët e tij vizitoi fshatrat e Tetovës, Porojin dhe Xhepçishtin por vend takimin me banorët e dy fshatrave e ka bërë në një lokacion, për shkak të mungesës së aktivistëve, njofton TopAlNews.

Edhe pse Sela shpërndau në Facebook-in e tij fotot e takimit, ai është detyruar ta fshijë këtë postimin për shkak të numrit të paktë të banorëve dhe madje nuk ka mundur ta mbushë edhe një klasë të vetme. Takimet e ASH-së dita ditës nuk shihet se ngjallin kurreshtje për arsye të mos arritjes së koalicionit trepalësh, ku me një metodë si në 2016, Sela pa mundësoi arritjen e koalicionit opozitar.

Ndryshe, edhe Kryetari Bilall Kasami mbrëmë ka qenë për vizitë në Poroji, por për dallim nga Sela, ai është pritur nga shumë banorë të fshatit.