Sela dhe Gashi, Trimat e Xhafës

Koment: TetovaSot

Ishin 95 deputetë që sot miratuan nevojën e ndryshimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë shtatë prej të cilëve u deklaruan kundër. Propozim ndryshimi ligjor parashikon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë brenda vendit për në shtator. Por ajo që bie në sy është populizmi i vonuar i opozitës shqiptare që deri dje ishte vetë për shtyerjen e regjistrimit, e dokumentuar gjithësesi, ndërsa sot ajo u zhyt në një spektakël në Kuvend edhepse e dinte saktë epilogun dhe atë për të cilën ajo vetë kishte luftuar, vetëm deshtën të duken patriotë.

Në atë Kuvend që deri dje e bllokonin jo për regjistrimin sepse kishin frikë se do mbahej por për nënshtetësinë. Vetëm në momentin e fundit ndërruan rolet për pikë politike dhe për dicka që as ata vetë nuk kishin këmbëngulur.

Kur BDI bënte thirrje gjithandej për tu regjistruar diaspora e çmuar shqiptare, ASH-AAA mezi belbëzonte ose nxirrte aty këtu ndonjë fjalë. Heshtja e tyre e skajshme u thye në momentin kur pas një takimi mes krerëve të partive maqedonase për shtyerje të regjistrimit, atëherë ata u zgjuan vonë kur gjithcka kishte mbaruar tashmë. Kësaj me ose pa dashje i kishte ndihmuar edhe vetë opozita shqiptare. ” E shikon si dridhet ura kur kalojmë në të dy” kështu i tha miu elefantit.

Kjo fabulë ngjan me veprimin e opozitës shqiptare ASH-AAA që për pikë të ulëta politike deshti të duket ” gjigande” pavarësisht thirrjeve të ambasadores amerikane në një takim virtual që ajo pati me krerët e dy partive Selën dhe Gashin për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar.

Kur flet Amerika, ky aleat i cmuar yni nuk është ngjajshëm si të flet Moska apo Pekini.

Por patritizmi i tyre fallso dhe i dukshëm bëri të shpalos anën e fortë të tyre që nuk doli të jetë ashtu.Në fakt ata nuk bënë asgjë, vetëm u munduan të duken patriotë para shqiptarëve edhepse takati apo forca e tyre politike dihet. Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ta kundërshtuar shtyerjen e regjistrimit dorëzuan 200 amendamente të cilat u cilësuan si të parregullta nga aspekti formal për t’u shqyrtuar në Komisionin për çështje evropiane.

ASH dhe AAA dikur në qeveri bashkë me LSDM-në sot poashtu u nxorrën blof edhe nga vetë VMRO duke u thënë se nuk e kanë as Badenterin. “Pres që të ketë arsyeshmëri në gjithë procesin sepse edhe Aleanca edhe Alternativa si opozitë njejtë si VMRO-DPMNE kanë ftuar në shtyerjen e regjistrimit duke pasur parasyshë gjendjen epidemiologjike në shtet dhe numrin e rritur të të infektuarve dhe të vdekurve.

Pritjet e mia janë se nuk do të ketë mundësi për shumicë të badenterit pasiqë dje në koordinim u deklaruam shumica e grupeve të deputetëve.”,– tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. ASH dhe AAA sot injoruan edhe aleatët më të mëdhenj shqiptarë SHBA-në, më saktë atë që paraprakisht e kishin biseduar më ambasadoren Byrnes për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar.

Ambasadorja Byrnes inkurajoi të dy liderët të veprojnë si bashkëpunëtorë me të tjerët për zgjidhjen e sfidave urgjente me të cilat përballet vendi, njoftoi ambasada amerikane për takimin. Por në Kuvend doli të jetë e kundërta.