Sela po e anashkalon degën e Tetovës

Në degën e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë po bëhet lobim i madh nëpër nëndegë se kush do ketë më shumë përkrahje për tu kandiduar në listën e koalicionit ASH-AAA për njësinë zgjedhore 6.

Me shumë mundësi, numri 2 në këtë listë do jetë i ndarë për kandidaturën e Tetovës dhe tash më po bëhen lobime të mëdha nëpër çdo aktivistë dhe nëndegë që të përkrahet njëra ose tjetra kandidaturë.

Gara po zhvillohet ndërmjet nënkryetarit të ASH Vullnet Feratit dhe kryetarit të degës Altrim Mamutit.
Por sipas informatave brenda ASH kryetari Sela do te zgjedh Vullnet Feratin dhe jo kryetarin e deges Altrim Mamutin.