Sela takon kryetaren e Komisionit të Letrave me Vlerë

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, takimin e fundit zyrtar për 2019 e përmbyll me Nora Alitin – kryetaren e Komisionit të Letrave me vlerë në RMV, e cila kryen kontrollin mbi gjithë dokumentacionin e emetuesve të letrave me vlerë.
Gjatë këtij takimi u fol për përfundimin e fazës së parë të zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku kryetarja e këtij Komisioni jo vetëm që e ka realizuar me sukses fazën e parë të ligjit në fjalë, por falë përkushtimit dhe punës së saj, Aliti ka ngritur në një nivel tjetër këtë proces, mu ashtu siç e parashikon edhe Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, dhe e zbaton në përpikëri në të gjitha dokumentet zyrtare.
Zbatimi i dygjuhësisë në këtë institucion është bërë në mënyrë të plotë dhe mund të shërbejë si një shembull i mirë edhe për të gjitha institucionet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 30.12.2019