Selami: Aplikoni në IPARD mbi 50% kofinansim në modernizim te maqinerive bujqësore

Në dispozicion 9.2 milion euro nga IPARD fondet 👍

🔴Sot, Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural shpall THIRRJE PUBLIKE nr.01/2020 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga masa 1 – “Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga IPARD II Programa 2014-2020.

🔴Mbështetja financiare për këtë Thirrje publike është e përbërë nga 75% mjete të siguruara nga Instrumenti për ndihmë të para-antarsimit të zhvillimit rural në Bashkimin Evropian dhe 25% mjete të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore.

🔴Mjetet financiare për kërkesë individuale jepen si mbështetje financiare të pakthyeshme (grante) në vlerë prej:
✔60% të vlerës së përgjithshme të shpenzimeve të pranueshme të investimit;
✔Përqindja zmadhohet deri 65% për investime të ekonomive bujqësore të ofruara nga ana e bujqve të ri dhe
✔70% për investime të ekonomive bujqësore në zonat malore.

🔴Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 14 prill 2020.

🔴Mbështetja financiare e përgjithshme në bazë të kësaj thirrje publike është 9.216.693 euro ose 568.147.394 denarë.

🔴Kjo thirrje publike është e dedikuar për investime që kanë të bëjnë me sektorët prioritar si: prodhime bimore, prodhime bujqësore, përpunim dhe marketing direkt i prodhime bujqësore të ekonomisë bujqësore, prodhim i energjisë nga burime të renovuara të shpenzimeve individuale…

🔴Furnizim me traktor nuk është harxhim i pranueshëm në këtë thirrje publike ❌

🔴Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt individual është 3.000 euro ndërsa vlera maksimale e mbështetjes financiare për shfrytëzues nuk mund të tejkalojë 1.500.000 euro.

🔴Kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD programa, Udhëzues për shfrytëzuesit e mjeteve nga IPARD programa, informata për kriteriumet, kushtet për pranim të proektit si dhe dokumentet e tjera të nevojshme rreth aplikimit ndiqeni web faqen e agjencisë.

🔴Kërkesa e plotsuar për shfrytëzim të mjeteve dhe gjitha dokumentet e tjera të nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen në arhivin e Agjencisë ose nëpërmjet postës çdo ditë pune deri në afatin e fundit të aplikimit.