Selami dhe Grubi vizitojnë kompaninë Bako-Nuts :Edhe një storje e sukseshme e programes IPARD, fuqishëm do ndihmojmë në fuqizimin e kompanive të vogla dhe të mesme.

Zv.drejtori i agjencionit për zhvillim rural Abdulselam Selami së bashku me Zv.kryeministrin e parë Artan Grubi sot kan vizituar kompaninë Bato-Nuts,e cila përmes fondeve të programës IPARD2 ka bërë një investim të suksesshëm.

Ne jemi të bindur se me investimet e reja në bujqësi, rritet bruto prodhimi i brendshēm i cili mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të shtetit,ka theksuar ndër të tjera Selami.

Ja postimi i tij në fb:

Edhe një storje e sukseshme e programes IPARD, fuqishëm do ndihmojmë në fuqizimin e kompanive të vogla dhe të mesme.

Në kuadër të investimeve të financuara përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, sot bashkë me zëv.Kryeministrin e Parë shqiptar të RMV-së z.Artan Grubi, ishim dëshmitarë të edhe një investimi të suksesshëm në sektorin e brendshēm bujqësor.
Bëhet fjalë për kompaninë Bako -Nuts, i cili përmes programës IPARD 2 ka furnizuar linjë tharjeje, pajisje për paketimin e arrorëve me kapacitet prej 1-5kg, pajisje për paketimin e arrorëve me kapacitet deri në 1kg, si dhe me kapacitet deri në 10kg, instrument për matjen e aktivitetit të ujit, Analizues të gazit l, si dhe ka përdorur mjete për përpunimin e planit të biznesit dhe shërbimet këshilluese. Shuma totale e paguar për këtë investim është 9.144.705,00.
Realizime dhe finansime nga programi IPARD 2 sjellin modernizime të maqinerive bujqësore për kompanitë dhe kështu lehtësim të punēs, uljen e kostos së prodhimit dhe mundësojnë konkurencën në tregun e brendshëm dhe të huaj. Ne jemi të bindur se me investimet e reja në bujqësi, rritet bruto prodhimi i brendshēm i cili mund të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të shtetit.