Selami jep lajmin e rëndësishëm për IPARD 2

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, në publikim e tij në fesjbuk jep Informim të  rëndësishëm ⏰

🔅Vazhdojnë të rrjedhin të gjitha afatet për thirrjet e mëparshme të hapura për IPARD 2, për të cilat Qeveria e RMV i vendosi ato në pritje në muajin Prill përmes një Dekreti për shkak të pandemisë me “KOVID 19”.
Kjo do të thotë që nga ky moment, procesi për paraqitjen e aplikimeve për Masën 1 “Investimet në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga programi IPARD 2 vazhdojnë. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve është deri 3 gusht 2020.

🔅Me afatin e ri, aplikantët kanë një periudhë shtesë për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa tani pas normalizimit të situatës ata duhet të paraqesin aplikimet dhe propozimet e projektit në AMFBZHR brenda afateve të dhëna.

🔅Ekzistonte një shans real që disa nga palët të përballeshin me humbjen e të drejtave të caktuara për mbështetje financiare për shkak të mospërmbushjes së afateve ligjore për furnizimin e pajisjeve për të cilat ata lidhën kontrata dhe për shkak të situatës së jashtzakonshme nuk mund ti paraqisnin dokumentet me kohë, ose të përfundojnë projektet për të cilat kanë nënshkruar kontrata. Në këtë mënyrë, ne kemi arritur të çlirojmë bujqit dhe kompanitë nga agro-sektori nga ndjekja e afateve, si dhe të krijojmë presion shtesë.

🔅Të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë ose janë tashmë në fazën e përfundimit të projekteve të propozuara për investime, ti kompjetojnë dhe dorëzojnë dokumentacionin e plotë me postë në adresën e AMFBZHR Bul. “Brigada e 3-të Maqedonase” Nr 20
(ndërtesa e Maqekedonija Tabak blloku C) 1000 Shkup.

🔅Aplikantët që kanë lidhur më parë kontrata dhe afatet e të cilëve për realizimin e investimeve kanë skaduar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për krijimin e Agjencisë kanë 60 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme për të realizuar investime, ndërsa nga ana tjetër, ata për të cilët afatet e realizimit janë duke vazhduar, afati i tyre zgjatet për aq ditë sa afati i realizimit u ndalua gjatë gjendjes së jashtëzakonshme duke filluar nga dita e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme.