Selami:U paguan subvencionet për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar 🐄🐑🐐

⭕Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar 98.042.614,00 denarë në llogaritë e 5 698 personave për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë.

⭕Përfituesit e kësaj mase janë të gjithë bujqit që kanë prodhuar dhe dorëzuar qumështin e prodhimit individual nga tetori deri në dhjetor 2018.

⭕Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, edhe në periudhën në vijim, do të vazhdojë me pagesën e rregullt dhe jo selektive të subvencioneve për të gjithë personat që ligjërisht kanë të drejtë të përdorin mbështetje financiare.

⭕Praktika e pagesës në kohë dhe joselektive të subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur bujqit kanë nevojë për më shumë mjete.