Serioze gjendja me koronavirusin, të mos udhëtohet në Itali

Të mos udhëtohet aspak në veri të Italisë për shkak të seriozitetit me koronavirusin dhe të shmangen udhëtimet edhe në pjesët tjera të këtij shteti, ndërsa gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare të tregohen të dhënat e sakta. Personat të cilët janë kthyer nga jashtë vendit nëse zhvillohen simptomat të mos shkojnë te mjeku amë, por të drejtohen tek epidemiologët, ndërsa të gjithë t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e higjienës personale, informon KOHA.

Përveç këtyre rekomandimeve të fundit deri tek institucionet vendore, nga Ministria e Shëndetësisë sot do të informojnë për masat e reja eventuale për parandalim dhe mbrojtje të koronavirusit pas takimit që duhet ta mbajë Komisioni për sëmundje infektive dhe Komiteti për ndjekje dhe informim për situatën me Kovid-19, ndërsa në pajtim me gjendjen e re dhe masat që i ndërmor Qeveria italiane duke e pasur parasysh seriozitetin me përhapjen e infektimit.

Me numrin e përgjithshëm të personave të infektuar i cili është rritur në 7.375, Italia u bë vendi i dytë në botë sipas numrit të viktimave dhe të infektuarve nga virusi. Gjithsej 366 persona e kanë humbur jetën.

Ministria e Punëve të Jashtme, në pajtim me informacionet e marra nga Konsullata e përgjithshme e shtetit tonë në Venecia – Itali, për shkak të seriozitetit të gjendjes me Kovid-19 në vend, rekomandin që qytetarët tanë mos udhëtojnë në rajonet dhe provincat: Lombardi, Rimini, Pezaro, Urbino, Aleksandri, Asti, Novara, Verbano Kusio Osola, Verçeli, Padova, Trevizo dhe Venecia.

Në kumtesën që e publikoi sonte MPJ-ja gjithashtu rekomandohet që qytetarët të shmangin udhëtime të panevojshme në zonat e tjera të Italisë. Për ata qytetarë të cilët tashmë ndodhen në Itali, rekomandojnë rrjtje e masave të kujdesit në çdo kohë, të ndiqen mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale. Më shumë informacione mund të marrin në travel.mfa.gov.mk.

Konsullata jonë e përgjithshme në Venecia, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore evropiane në rajonin e njëjtë si dhe për shkak të parandalimit të mëtejshëm të përhapjes së Covid-19, në periudhën e ardhshme nuk do të punojë me palë, përveç situatave urgjente. Në këtë drejtim anulohet fotografimi i qytetarëve tanë për dokumente të reja të udhëtimit. Për informacione më të hollësishme rreth zhvillimit të gjendjes, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Itali, mund ta kontaktojnë Konsullatën tonë të përgjithshme në Venecia në + 39 389 5837913 ose venice@mfa.gov.mk.