Sfida e rinisë së BDI: Rinia është shpirti dhe fryma e BDIsë

Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor i rolit të rinisë shqiptare në politikë

Të nderuara media, të nderuar qytetarë
në emër të të gjithë neve, ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen dhe
vëmendjen.
Bashkimi Demokratik për Integrim është mbështetës dhe promotor kryesor i
rolit të rinisë shqiptare në politikë.
Mbi 25.000 administratorë të rinj shqiptar
Dy universitete shtetërore në gjuhën shqipe
Me dhjetëra shkolla të mesme në gjuhën shqipe dhe mësim i detyruar i
mesëm për të gjithë, salla sportive, qendra rinore, leximore, konvikte,
stipendi
Forum rinor me përbërje 100% të re
Përfshirje e rinisë në përfaqësim, vendimmarrje dhe përpilim të
politikave.
Këto dhe shumë të tjera mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për
Integrim.
Rinia është shpirti i BDIsë. Ne të gjithë jemi BDI!
Të nderuar, BDI ka përcaktuar rininë si prioritet absolut të
veprimtarisë vijuese të Bashkimit Demokratik për Integrim duke i dhënë
rinisë përparësi dhe hapësirë në ndërtimin dhe zbatimin e të gjitha
politikave partiake dhe institucionale, si dhe duke e mbështetur në
punësim dhe sipërmarrje rinore.
Duke patur perspektivën rinore të parën, Organizata jonë vihet në
shërbim të tërësishëm për të shërbyer si platformë për çdo rinistë që të
zhvillohet me potencial të plotë, tërësisht të përfshirë, të shëndoshë
dhe absolutisht të përgatitur për ballafaqim me jetën.
BDI thekson nevojën e fuqizimit të të rinjve nëpërmjet të përfshirjes së
tyre në përgatitjen, zbatimin por edhe vlerësimin e veprimeve të
përbashkëta.
BDI nxit integrimin e të rinjëve në shoqëri dhe fton rininë për
pjesëmarrje aktive në politikë nëpërmjet plotësimit të nevojave
fillestare të tyre si partnerë të barabartë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vihet në shërbim të plotë të rinisë dhe
vë në dispozicion të gjitha asetet e veta organizative për të garantuar
përfshirje të rinisë dhe ndërtim të politikave që mundësojnë të ardhme
të mirëqenë për rininë e sotme dhe të nesërme.
Përafrimi i standardeve jetësore të vendit tonë me ato të vendeve të
zhvilluara paraqesin parakusht që ne, rinia të gjejmë të ardhmen tonë në
vendin tonë, por edhe do të mundëson rikthimin e theksuar të qytetarëve
të cilët përkohësisht jetojnë jashtë.
BDI hap dyert e veta për të gjithë të rinjtë në Maqedoninë e veriut duke
krijuar mundësi dhe shansa të barabarta për të gjithë.
Të nderuar,
ju ftoj që bashkërisht të ndjekim ca video në ekranin para nesh.
Faleminderit.
Këto video dhe kjo pres konferencë është nisja zyrtare e online sfidës
rinore #hajdeknej
Ftoj secilin prej jush, nga vendi ku jetoni, në Maqedoni, Kosovë,
Shqipëri, Evropë, Amerikë, Australi, të bëni një selfi video dhe ta
ngarkoni online në Facebook, Instagram, Tëitter me thurrjen #hajdeknej
Ja, po e nisi unë me një selfi video me gjithë neve (nxjerr telefonin
dhe bën selfie video me tekstin: Përshëndetje nga rinia më e mirë
n’dynja, ne të gjithë jemi BDI, hajde knej.
Bëje edhe ti dhe sfido shokët dhe shoqet që ta bëjn
Tung