Shaholli: Hiporkizia e Ziadin Selës mbi kurrizin e një tragjedie!

Medai Shaholli

Sot në marshin protstestues ”një popull për drejtësi” në Prishtinë, është mbajtur një protestë për zbardhjen dhe ndriçimin e vrasjes politke Astrit Deharit, ku ka marrë pjesë dhe është rreshtuar së bashku me Albin Kurtin edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët z.Sela.

Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Kur politikanët tanë bëhen bashkë kundër së keqes siç është rasti i vrasjes bizare të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit, por kur ky rast përdoret për kapital politik nga z.Sela, e bënë atë të pabesueshëm dhe demagog. Jo më pak të rëndësishëm janë dhjetra të burgosur shqiptarë që dergjen burgjeve të Idrizovës dhe Shutkës gjithandej nëpër kazamatat e MV, me proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve, ku z.Sela nuk e pa të udhës t’i bapshkohet karvanit të protestuesve shqiptarë në Shkup, për pesë herë rresht para parlamentit mbi padrejtësitë e këtij pushteti mbi shqiptarët.

Të shfrytëzosh tragjedinë e familjes Dehari për prestigj dhe kapital politik është vepër e dënueshme që nuk i shërben shqiptarëve por interesit personal të rritjes së rejtingut politik të z.Sela. Prestigji politik nuk fitohet mbi tragjedinë e të tjerëve z.Sela, por fitohet me qëndrime dhe veprime kombëtare për kauzën tonë në MV. Huqja e shansit historik për t’u bërë lider i shqiptarëve të MV, ndodhi janarin e kaluar atëherë kur ju u bashkuat korit të korbave që miratuan në kushtetut e re statusin inferior dhe identitetit shqiptar si bashkësi etnike e 20 përqindëshit.

Kjo ishte drama e madhe shqiptare ku ju z.Sela, si patriot i stisur votuat me kënaqësi këtë status për hir të integrimeve europiane. Karta juaj nacionaliste merr fund me ndryshimet kushtetuese ajo dogj bashkë me emrin tuaj të stisur patriot i madh.